Robert Berisha reagon pasi i zbuluan lidhjen me bukuroshen shqiptare (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi disa foto paparaci ku shfaqej Robert Berisha në një resort në Turqi në shoqërinë e një vajze.

Shpejt u mësua identiteti i saj dhe u tha se dyshja ishin në një lidhje.

Vajza quhet Jessica Kadiu, është modele dhe jeton në New York.

Pas këtyre lajmeve, Roberti ka reaguar me një foto të postuar në Instastory ku shfaqet me Jessin, Rina Balajn dhe dy vajza.

Këngëtari njofton se së shpejti do vijë me një projekt të ri dhe siç duket Jessica do jetë pjesë e tij.

Megjithatë Roberti nuk e ka mohuar lidhjen me Jessin pasi për këtë pjesë nuk ka folur fare.

Thuhet se Jessica njihet edhe nga mikesha e ngushtë e Robertit, Big Mama.

Kjo e fundit është gjithashtu në të njëjtin resort dhe pak ditë më parë u fotografua me Rinën.
Shtuar më 12/09/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori