Protesta e Berishës, ambasadorja e SHBA: E drejtë qytetare, e rëndësishme që të jetë paqësore

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e pranishme në një aktivitet që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, ka reaguar në lidhje me protestën që ka thirrur sot Sali Berisha kundër qeverisë.

Kim tha se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, e rëndësishme është që të bëhet në mënyrë paqësore.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.

Kujtojmë se më herët sot, Ambasada e SHBA u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta./albeu.com


Shtuar 7.07.2022 18:21