Rëndohet bilanci, mbi 106 të vdekur në ortekun e borës në Afganistan (FOTO LAJM)

Ka shkuar në më shumë se 106 të vdekur, numri i viktimave që u goditën nga orteku i dëborës në provincën lindore të Afganistanit, Nuristan.

Trembëdhjetë persona po ashtu kanë ndërruar jetë si pasojë e një orteku bore në veri të Pakistanit, nëntë nga ta në qytetin Chitral, ndërsa dhjetra shtëpi janë shkatërruar plotësisht. Sipas medieve ndërkombëtare, mësohet disa nga njerëzit mund të kenë vdekur si pasojë e të ftohtit të madh.

Ministri afgan për Fatkeqësitë Natyrore, Wais Ahmad Barmak, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa zëdhënësi i kësaj ministrie, Barg Matal, ka thënë se "ortekët e borës kanë varrosur dy qytete të tëra". /albeu.com/




Shtuar më 06/02/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori