Aksident në rrugën e Arbrit, fadroma përfundon në përrua, lëndohet shoferi

Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit.  Mësohet se një fadromë ka dalë nga rruga, pasi ka pasur defekt në frena.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i fadromës, shtetasi L.V, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, ku gjatë punës shoferi ka humbur drektimin e ka përfunduar në një përrua atje.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti

/albeu.com/


Shtuar 13.01.2023 12:28