Rita Ora rikthehet tek ish i dashuri (FOTO LAJM)

Duket se kanë qënë thashetheme të gjitha zërat të cilat flisnin për një ndarje të këngëtares Rita Ora, nga i dashuri Ricky Hil, pasi ajo e ka ftuar që të bashkëjetojnë.

Pak kohë më parë u pretendua se çifti ishte ndarë për shkak të angazhimeve të shumta nga të dy. Përpos suksesit në këngë, Rita Ora duket se po hedh hapa të qëndrueshëm drejt lidhjes.

Pas romancës 6-mujore me njëri-tjetrin, gjithçka ka avancuar. “The Sun” raporton se ata të dy kanë vendosur të bashkëjetojnë në shtëpinë e Rita Orës, në Londrën Veriore, të cilën ajo e siguroi që përpara Krishtlindjes së vitit 2014.

“Arsyeja pse Rita dhe Ricky shkojnë kaq mirë, është sepse të dy ata janë të relaksuar, ndaj dhe askush nuk e sheh këtë lëvizje si një arritje të madhe.

Është më shumë se sa një flirt, pasi ata kanë ndjenja të vërteta kundrejt njëri-tjetrit”, ka thënë një burim pranë këngëtares. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori