Rita Ora poston dhe fshin foton nudo në orët e vona të natës (FOT LAJM)

Mbrëmjen e kaluar Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto mjaft provokuese.

Ajo shfaqej tërësisht e zhveshur dhe vetëm tek pjesa e gjoksit kishte vendosur një emoji molle. Fotoja menjëherë bëri xhiron e rrjetit edhe pse këngëtarja e fshiu pak minuta pas publikimit.
“Oh përshëndetje”,- shkruante këngëtarja mbi foto dhe pas saj dallohej krahu i një mashkulli.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me origjinë shqiptare pozon nudo, pasi edhe më herët ajo ka bërë të njëjtën gjë.
Një nga rastet ishte edhe promovimi i këngës së saj “Let you love me” në vitin 2018.

Kujtojmë se së fundmi Rita Ora ka hedhur në treg këngën e saj më të re që mban titullin “Ritual”, të cilën po e promovon edhe në disa koncerte.






Shtuar më 06/07/2019, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori