Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë

Një denoncim është bërë ditën e sotme në polici nga babai i një vajze të mitur.

Ai i ka treguar policisë se 16-vjeçara në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Burime policore bëjnë me dije se ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.

Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com