Kryemadhi shkon në protestë me Teatrin në bluzë: Do ndërtohet siç ishte! (FOTO LAJM)

Në protestën e sotme pas shembjes së Teatrit Kombëtar, të thirrur nga Aleanca e Teatrit mori pjesë edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Në sy ka rënë bluza e veshur nga Kryemadhi. Ndryshe nga protesta e parë ku në bluzën e saj kishte stampuar disa prej ikonave më të njohur të Teatrit, sot Kryemadhi kishte stampuar Teatrin Kombëtar.

Dy sytë janë simbol “I am Watching you” (po të vezhgoj). Loti simbol i një nëne dhe një gruaje, lot hidhërimi dhe gëzimi.

“Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje, dhe do ta rindërtoj aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”, është mesazhi i bluzës që mban sot veshur Kryemadhi. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2020 18:23