Edhe pse e re në moshë ajo është një femër me ndikim në botën e muzikës, ndërkohë që e tillë po bëhet edhe në modë. Vlen të përmendim këtu rastin e saj si
imazh i veshjeve të mbretëreshës së popit Madonna e deri te pjesëmarrja e saj në evente të ndryshme të modës.
Bëhet fjalë për
Rita Orën, e cila së fundmi është përzgjedhur si
imazh i markës së produkteve kozmetike "
Rimmel".
Rita është dukur fantastike gjatë realizimit të fotove ditën e djeshme në londër.
Këngëtarja u shfaq me një model të ri flokësh, ndërkohë që ngjyra mbetet po ajo, bjonde. Menjëherë kanë rënë në sy buzët e saj në ngjyrë të kuqe dhe barku i tonifikuar teksa kishte veshur një bluzë të shkurtër.
Fotot e realizuara kanë qenë mjaft gazmore, ndërkohë që
Rita është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë projekt të fundit.
"E adhuroj ngjashmërinë që ka muzika dhe moda. Ata kanë nevojë për njëra-tjetrën", ka thënë
Rita Ora. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013,
ora 14:17