Paris Fashion Week, Rita Ora eklipson "gruan" e saj (FOTO LAJM)

Duket se pas keqkuptimeve mes tyre më në fund Rita Ora dhe Delevigne e kanë kuptuar që nuk rrinë pa shoqërinë e njëra-tjetrës. Ato janë shfaqur së bashku gjatë javës së modës në Paris në shfaqjen e "Chanel". Më të afërta se kurrë të dyja femrat bukuroshe u shfaqn të kapura për dore, ndërkohë që ishin në vëmendjen e paparacëve.

Modelja britanike Cara Delevigne u shfaq e veshur shumë thjeshtë, ndërsa 22 vjeçarja kosovare ishte veshur shik duke eklipsuar edhe "gruan" e saj.

Mediat e huaja bënë të ditur në fillim të këtij viti se dy shoqet e kishin ftohur marrëdhënien e tyre që pas lidhjes së Ritës me Calvin Harris. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori