Mbyllen pjesët e para, Skënderbeu dhe Vllaznia udhëheqin ndeshjet

Kukësi duket se nuk po gjen qetësi në kampionat teksa është duke humbur me shifrat 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë.

Tashmë është mbyllur pjesa e parë në në stadiumin e korçarëve.

Për ta shënoi në minutën e 22′ Devi Bregu me një gol fantastik nga jashtë zonës duke e çuar topin në cepin e portës.

Për korçarët dyfishoi shifrat Bruno Dita në minutën e 33′ pas një aksioni të gjatë.

Kukësi arrin të reagojë vetëm 4 minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Valon Ethemit.

Ndërkohë po luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit me demat e kuq në disavantazh 1-0.

Për veriorët shënoi Gilman Lika në minutën e 35′ me anë të një penalltie.

Të dyja ndeshjet e Kategorisë Superiore të vlefshme për javën e 26 po luhen pa tifozë në zbatim të urdhrit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Shtuar 9.03.2020 18:02