Rita Ora bëhet nostalgjike, poston fotografi nga fëmijëria e saj (FOTO LAJM)

Rita Ora ka publikuar disa fotografi të cilat janë nga fëmijëria e saj.

Këto fotografi janë të papublikuara më parë, ekskluzive për librin e saj të ri, që pritet të dalë në shitje së shpejti.

Ky libër biografik flet për jetën e Rita Orës, në veçanti fëmijërinë e saj, duke përmendur edhe lagjen ku Rita kalonte pushimet në Prishtinë.

Po ashtu, ka edhe fotografi të shkollës ku Rita ka shkuar në Londër, dhe një me babanë dhe motrën e saj kur ishin të vogla.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse autori i librit do të paditet për cenim të privatësisë, kjo pasi, sipas nënës së Ritës, Verës, ky libër nuk ka marrë asnjë autorizim nga vet Rita Ora për botim. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori