Risia më e fundit që Facebook sjell për mesazhet (FOTO LAJM)

Facebook duket se tashmë kërkon që të jetë në qendër të vëmendjes në lidhje me bisedat online. Rrjeti social ka treguar se aplikacioni i tij i mesazheve tani mund të dërgojë e të pranojë SMS dhe MMS në android, tipar i cili tani u lansua si beta, version testues.

Në rast se nuk e shihni ende, klikoni këtu për ta marrë versionin e fundit të këtij aplikacioni nga “Google Play Store”, pra tani për tani bën vetëm në android.

Për ta aktivizuar këtë tipar, shkoni në “Settings” dhe klikoni SMS, pastaj klikoni atë për ta bërë “Default SMS”. Bisedat tuaja me SMS do të jenë ngjyrë vjollce që të dallojnë nga bisedatFacebook.

Facebook ka treguar se kjo kompani nuk ruan asnjë bisedë me SMS në serverët e saj. Megjithatë ato ruhen sikurse SMS në telefon, ndërsa nga ky aplikacion mund të shpërndani lokacionin tuaj, apo të dërgoni emotikona. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori