Rishfaqet në Kuvend Jozefina Topalli, injoron plotësisht Lulzim Bashën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është rishfaqur për herë të parë pas kaq kohësh në Kuvend.

Demokratë e socialistë u mblodhën në përurimin e bustit të ish-kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnori.

Në këtë ceremoni të zhvilluar në oborrin e Kuvendit, kanë marrë pjesë krerët e shtetit por edhe politikanë të tjerë që janë larguar nga politika aktive.

Burime pranë takimit, bëjnë me dije se Topalli ka injoruar plotësisht Bashën por nuk është parë as pranë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rikujtojmë se Topalli u përjashtua nga PD nga kryetari Basha, i cili nuk e futi më tek lista e kandidatëve për deputetë. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori