Rinovohet rrjeti i ujësjellësit në Studeniçan (FOTO LAJM)

Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me "Milieu Kontakt"-Maqedoni dhe me Shoqatën Qytetare "Karshiaka" me sukses ka realizuar projektin e renovimit të tërësishëm të rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Studeniçan.


Ky projekt është pjesë e Agjendës së gjelbërt të projektit të USAID-it Amerikan “Strategjitë komunale për ndryshimet klimatike”.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki në shoqëri të drejtorit të Misionit të USAID-it në Maqedoni Xhejms Stajn si dhe përfaqësuesve të organizatës "Milieu Kontakt"-Maqedoni dhe përfaqësuesve të Ndërmarrjes Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" të mërkurën në mënyrë solemne kanë përuruar renovimin e tërësishëm rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Studeniçan.

"Për ne është një ditë e madhe, ditë gëzimi, sepse sot po lëshojmë në përdorim një projekt që do të lehtësoj jetën për qytetarët tonë. Komuna jonë në bashkëpunim me "Milieu Kontakt" Maqedoni dhe me Shoqatën Qytetare "Karshiaka" me sukses po i realizon hapat e Agjendës së gjelbër te projektit shumë të rëndësishëm të USAID-it Amerikan “Strategjitë komunale për ndryshimet klimatike”. Si rezultat i bashkëpunimit te suksesshëm mes nesh po i gëzohemi sot realizimit të projektit të renovimit të rezervuarit të sistemit te ujësjellësit të Studeniçanit", është shprehur Sadiki.

Ai informojë qytetarët se tani e tutje do të eliminohen problemet që kanë qenë prezent për disa pjesë të fshatit.

"Do të zvogëlohen dukshëm harxhimet e energjisë elektrike gjatë punës së pompave të ujit, do të zvogëlohen defektet e shpeshta në rrjetin e ujësjellësit në Studeniçan. Në mënyrë direkte do të përshtatemi në ndryshimet klimatike apo ngrohjen globale. Shumë falënderit USAID-it për ndihmën e dhënë Xhejms Stajn, gjithmonë do të jemi mirënjohës për ndihmën që na jepni në emër të popullit mik amerikan.", shtoi kreu i komunës së Studeniçanit.

Sadiki theksoi se, ky është projekti fillestare i ashtuquajtur aksioni urgjent kurse tani nga sot po fillojmë vazhdimin e bashkëpunimit për projektin kryesor që do të del si propozim nga grupet punës që do të jetë në vlerë prej 100 mijë dollarë amerikan plus 30% nga buxheti i komunës.

Ndërkaq në fjalën e tij drejtori i USAID-it për Maqedoni Xhejms Stajn theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën dhe përmirësimin e kushteve të qytetarit.

"Ky është një hap i rëndësishëm për një zgjedhje afatgjate e të qëndrueshme në përpjekjet tuaja për të siguruar kushte më të mira dhe të një cilësie të lartë të ujit për pije. Ky është një projekt që ka ndikim direkt në përmirësimin e jetës dhe kushteve si të qytetarit po ashtu edhe të atyre klimatike", tha drejtori i misionit Stejn.

Nga ana tjetër drejtori i "Milieukontak" Maqedoni Igor Slavkoski tha se Komuna e Studeniçanit është një ndër dhjetë komunat e para që është bër pjesë e projektit "Strategjija Komunale për ndryshimet Klimatike" dhe se bashkëpunimi ynë i deritanishëm na bën të sigurtë se kjo komunë është e vetëdijeshme se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe se me kohë po bëjm përpjekje që të jemi të përgatitur për këtë.
Shtuar më 14/10/2015, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori