Në fillim të javës së ardhshme do zhvillohet
operacioni i ringritjes së “
Costa Concordia”, kroçiera italiane prej 114 mijë tonësh e mbytur në brigjet e Toskanës në Itali janarin e 2012-ës. Rreth 500 inxhinierë, 18 mijë ton çimento e shpenzuar dhe dhjetra makineri të rënda do të angazhohen në një operacion që pritet të zgjasë rreth 12 orë në ringritjen “në këmbë” të
anijes gjigante dhe transportin e saj drejt portit më të afërt.
Operacioni pritet të ketë një kosto
totale prej 500 milion eurosh.
Prej më shumë se një viti, inxhinierët janë angazhuar në ndërtimin e një platforme nënujore për ngritjen e
anijes, ndërsa në pjesën anësore që ndodhet në sipërfaqe të
anijes, janë instaluar blloqe të tëra çimentosh me një peshë
totale prej 18 mijë tonësh për ta mbrojtur anijen nga dëmtimet gjatë ngritjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013,
ora 15:48