Berisha e akuzon për vjedhje votash, Rama përgjigjet me thënien e Bidenit: Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila e akuzon për vjedhje votash në zgjedhjte e 14 majit, ku PS- ja fitoi fuqishëm pjesën dërrmuese të bashkive.

Sali Berisha paralajmëroi dje se PD-ja do të përgatisë një raport të thelluar me faktet që domkumentojnë shit-blerjen e votave nga ana e qeverisë. Ish-kryeministri tha se raporti do i dorëzohet vëzhguesve të huaj.

Në lidhje me këtë, Edi Rama i është përgjigjur Berishës duke e ironizuar në Facebook.

Ai ka postuar një shprehje të Joe Biden, ku thuhet: Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për zgjedhjet.Ose ata fitojnë ase atyre iu është vjedhur fitorja.


Shtuar 17.05.2023 10:10