Rikthehet Noçja e BB1, realizon foto nudo me ngjyra (FOTO LAJM)

Najada Konomi ose Noçja njihet si një prej konkurentëve në edicionin e parë të reality show Big Brother Albania.

Ajo ishte një ndër konkurentet më të pëlqyera në edicionin e parë të Big Brother Albania, edhe e njohur prej tatuazhit të saj të famshëm: shqiponja në gjoks.

Najada, me profesion piktore, arriti të futej në finalen e madhe të Big Brother, edicioni i parë.

Por sot ajo nuk ka ndryshuar vetëm pamjen e saj. Nga flokët e shkurtëra ajo tani duket një bjonde seksi me flokë të gjata. Madje ajo sot nuk e ekspozon shumë tatuazhin e famshëm.

Së fundmi Noçja e cila njihet për talentin në pikturë ka realizuar një set fotosh nudo me ngjyrat pikturave të saj.

Vajza me shpirt artistik ndjek edhe karrierën në Psikologji./Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2017, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori