Në prag të lindjes së bebit, Fatma Methasani bëhet drejtoreshë e televizionit (FOTO LAJM)

Pak muaj më parë u raportua se televizioni INTV po mbyllej. Më pas edhe vetë moderatorët e konfirmuan këtë. Mirëpo ky televizion tashmë do rikthehet dhe në krye do të jetë vetë Fatma.

Këtë moderatorja e ka bërë të ditur me një postim në Instagram ku shkruan: "Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël. MAD 2014...Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit. IN 2019...Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese. Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë. Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN".

Mes komenteve bie në sy komenti i Alfios i cili i shkruan: "Drejtoresha me e mire dhe me e bukur ne bote".

Shtuar më 23/01/2020, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori