Rikthehet "Elsa" e Pallatit 176: Nuk jam aq e mirë sa isha! (FOTO LAJM)

Ndonëse 59-vjeçare, ajo i përgjysmon vitet me energjinë, buzëqeshjen dhe zërin e saj që ka ngelur i paprekur nga koha.

Aktorja e madhe Eva Alikaj ka qenë e ftuar e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen, dy prindërit dhe djalin tashmë 28-vjeçar si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë.

E pyetur nëse është e njëjta Evë si dikur, aktorja i përgjigjet:

“Në thellësinë tim është Eva por kam shumë shtresa dhe mekanizma mbrojtës dhe më vjen keq e them nuk jam aq e mirë sa isha. Më vjen keq që i kam këto mekanizma.

Nëse më sulmojnë dua ta kthej mbrapsht. (citon Kipling) Unë flas dhe me maskarenjtë dhe kur mbajnë vendin e tyre, jam në vendin tim. Por kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë
Shtuar më 31/10/2020, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori