Rikthehen gotat e qelqit në Kuvendin e Kosovës (FOTO LAJM)

Ka kaluar rreth një vit që nga dita kur gotat e qelqit u hoqën nga përdorimin në Kuvendin e Kosovës për shkak se deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tentoi të godasë antarët e opozitës, pasi kryeministri Isa Mustafa, tëntoi ta godasë me vezë.

Edhe pse Zenelaj e ka mohuar këtë gjë, opozita bëri edhe një kallëzim penal ndaj tij, shkak i cili e detyroi që Kuvendi të heqë nga përdorimi gotat prej qelqi.

Por me qetësimin e raporteve pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer edhe gotat.

Sot para se të nis seanca, siç shihet në fotografitë e dërguara nga gazetari i lajmi.net, në tavolinat e deputetëve po vendosen bashkë me ujin, edhe gotat e qelqit. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2016, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori