Rike Roçi zbulon “padashur” të dashurin (FOTO LAJM)

Ish-banorja e "Big Brother Albania", Rike Roçi është padyshim një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Ajo që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me format perfekte trupore dhe pamjen e saj.

Siç dihet Rike ka qenë shumë e komentuar për jetën private dhe shpesh herë është aluduar se ajo ka qenë e lidhur me disa nga personazhet e njohur shqiptar, megjithatë ajo përherë e ka mbajtur jetën private larg syrit të publikut.

Mirëpo, së fundmi bukuroshja shqiptare ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto të partnerit të saj dhe i ka bërë atij një dedikim shumë romantik shkruan xing.

‘Eh kam rënë në dashuri’, ka shkruar pranë fotos ku shihet i dashuri bukurosh i saj. Ndërkohë më vonë Rike është penduar dhe e ka fshirë menjëherë foton nga ‘Instastory’.
Shtuar më 29/03/2019, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori