Mjeku i njohur thirrje shqiptarëve: Koronavirusi është i vërtetë, po merr jetë!

“Durimi dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë…”

Mjeku i njohur Tritan Kalo shpesh herë na jep informacion dhe na këshillon si ta përballojmë dhe të përshtatemi me pandeminë e koronavirusit.

Se fundmi përmes një statusi në “Facebook” Kalo u ka bërë thirrje shqiptarëve të ndërgjegjësohen për masat sepse koronavirusi ekziston dhe se mund të marrë jetën e pacientëve të çdo moshe.

Statusi i plotë:

JETËT tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marrë sa më seriozisht….

CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUKU tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUKU bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës…

BESOJ se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por MË PAK vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë GJITHOLLOGËVE….Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË….Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe…

FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Ibfektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë…

MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale….MOS e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlersimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..BASHKË dhe vetëm BASHKË do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, POR ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever!!!”


Shtuar 27.06.2020 14:20