E relaksuar dhe në super formë këngëtarja
Rihanna duket se e ka shijuar totalisht ndalesën e saj në Tajlandë. Këngëtarja po meret me turin e saj
muzikor nëpër vende të ndryshme të botës dhe duket se destinacioni këtë herë ka qenë vendi aziatik. Bukuroshja nga Barbadosi ka ndarë disa
foto me fansat e saj në rrjetin social Instagram e veshur me një palë bikini të zeza. Sapo shikon fotot menjëherë bien në sy format seksi dhe të tonifikuara të Rihannës.
Turi i saj
muzikor është parashikuar në 60 vende të ndryshme të botës, pret të cilëve kanë mbetur edhe 19 deri më datën 15 nëntor kur gjithçka pritet të përfundojë.
Ndërkohë këngëtarja bukuroshe ka ende kohë që përveç karrierës muzikore të relaksohet dhe të shikojë bukuritë e vendeve që viziton. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2013,
ora 12:04