Rihanna bëhet si Barbie dhe merr gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Dita e djeshme ka qenë e shënuar për Rihannën pasi ka qenë premiera e filmit në të cilin ajo do të marrë pjesë “Valerian and the City of a Thousand Planets”.

Por si në çdo dalje të sajën, sapo ylli 29-vjeçar është shfaqur i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj prej barbie.

E veshur me një fustan rozë pastel me shpatulla zbuluar, përpara këngëtarja ngjante krejtësisht si një kukull, e ndërsa në pjesën e pasme fustani ishte i gjatë, duke e bërë të duket si e sapo dalë nga ndonjë përrallë.

Veshjen, Rihanna zgjodhi ta kombinonte me një palë sandale klasike dhe një çantë dorë ngjyrë rozë. Për të ruajtuar ëmbëlsinë e pamjes së saj, ajo ka preferuar një make-up të thjeshtë, përsëri në nuancat e zbehta.

Rihanna padyshimqë di gjtihmonë të na lërë gojëhapur. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori