Ribashkohet me dashurinë e parë pas 27 vitesh (FOTO LAJM)

Një histori dashurie është përjetuar pas plot 27 vitesh dhe gjithçka ka përfunduar me një fund të lumtur. I referohemi një gruaje të divorcuar e cila kishte gjetur të dashurin e saj pas 27 vitesh, në kërkimet që kishte bërë në një website ku bën njohje të reja.

Për ta çdo gjë ishte si në fillim, ndonëse vitet kishin ikur. Chantal Maftah është gruaja e cila e takoi për herë të parë djalin e ëndrrave të saj në moshën 17 vjeçare, gjatë pushimeve me familjen.

Ajo arriti ta ritakonte atë pas 27 vitesh, për të mos u ndarë më. Të paktën kështu e tregon ajo historinë e saj me Karl-in, mashkullin të cilin e dashuroi që ditën e parë qe e njohu.

Ajo rrëfen se në atë periudhë nuk mund të fliste gjatë me të, pasi ishte me familjen gjatë pushimeve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori