Rezervohet bileta për në Hënë, SpaceX gati të çojë dy turistët e parë (FOTO LAJM)

Kompania private e udhetimeve hapësinore po planifikon të dërgojë në hënë, për herë të parë në histori, dy turistë, të cilët do të kthehen sërish në tokë.

Udhëtimi mund të zgjasë një javë dhe është planifikuar të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Elon Musk ka treguar se dy udhëtarët kanë preferuar të mbeten anonim, por ka zbuluar se ata nuk i përkasin Hollivudit dhe as janë pilotë.

"Udhëtimi nuk është pa rrezik," ka thënë Musk.

"Ne po mundohemi ta minimizojmë çdo rrezik, por nuk do të jetë zero."

Dy turistët e parë të hapesirës do jenë vetëm në mjetin hapsinor të SpaceX, ndërkohë po i nënshtrohen disa trajnimeve intensive dhe se kanë paguar një shumë marramendëse për këtë udhëtim aspak të zakonshëm me mijëra milje larg tokës. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori