Rezarti sqaron pse fshiu fotot me Luanën dhe i vë kapakun lajmeve të sherrit mes tyre (FOTO LAJM)

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

Këto ditë, mediat kanë treguar arsyen që mund të ketë nxitur largimin e tij. Sipas “Dosja.al” moderatorja e emisionit dhe aktori kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luana ta largojë Rezartin nga emisioni. Ndërsa burime pranë “Prive.al” kanë mësuar se përplasja mes tyre ka ndodhur në studio, ndërkohëqë xhirohej emisioni dhe prandaj një javë më vonë ai është xhiruar sërish me kapitenin e ri.

Cfarë na bëri përshtypje ishte fakti që Rezarti ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por vazhdon ta ndjekë Luanën në Instagram. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj.

Për të gjitha këto aludime, aktori reagoi nëpërmjet një statusi në InstaStory duke i quajtur lajmet të pavërteta dhe shpjegoi arsyen pse ishte zënë.

“Hahaha e ka emrin Luana o ti çun që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lek në muaj për të bërë lajme fake. Mëso emrat njëherë pastaj mashtro në lajme. Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”- janë fjalët e tij.

Për më tepër, i ftuar në “Wake Up” ai i dha fund lajmeve lidhur me këtë temë duke sqaruar përfundimisht edhe pse i fshiu fotot.

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime.

Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem.”- ka thënë ai, duke i dhënë fund këtu.
Shtuar më 22/10/2020, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori