Raketat ruse sulmojnë qytetet e Ukrainës, dy të vrarë në Dnipro

Një sulm me raketa në Dnipro, në Ukrainën qendrore, në orët e para të mëngjesit të sotëm rezultoi me vdekjen e dy personave, një grua dhe një fëmijë tre vjeçar, njofton kryebashkiaku Boris Filatov.

“Një grua e re dhe një fëmijë tre vjeçar u vranë,” tha z. Filatov përmes platformës Telegram .

Ndërkohë, videot e ngarkuara në mediat sociale treguan një pjesë të një blloku banesash të goditur dhe në flakë në qytetin qendror të Ukrainës Uman , ndërsa policia tha se shërbimet e urgjencës kishin shkuar në vendngjarje.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ka pasur shpërthime në qytetet Kremenchuk dhe Poltava, shkruan BBC.

Në Kiev, 11 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, thonë zyrtarët.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima civile. Në Uman, zyrtarët thanë se pesë persona ishin dërguar në spital./Albeu.com/