Ditën e djeshme Ministria e
Arsimit bëri me dije rreth ndryshimit mes orëve të mësimit dhe
lëndëve në arsimin parauniversitar dhe në atë të bazë.
Në shkollat e Shqipërisë duke nisur nga 2 shkurti i vitit 2018 nuk do të zhvillojnë me 5-6 lëndë në ditë por vetëm 3 lëndë.
Burime zyrtare për albeu.com shpjegojnë se zhvillimi i një lënde
mësimore do të zgjasë 1 orë gjatë të cilës mund të ndërthuren dy lëndë të ngjashme.
Kjo nismë e ministrisë së
Arsimit bëhet për shkak se sipas tyre modeli i parë me 5-6 lëndë në ditë sjell mbingarkesë të nxënësve, në lidhje me numrin e
lëndëve që duhet të studiojnë për çdo ditë shqetësim i cili shoqërohet edhe me pasoja të tjera, si për shembull:
-Numri i madh i
lëndëve që nxënësit zhvillojnë brenda një dite, sjell ngarkesë të përditshme të teksteve dhe të fletoreve, të cilat nxënësit duhet t’i marrin me vete në shkollë.
-Aktualisht, pesha e çantave që duhet të mbajë një fëmijë e tejkalon raportin peshë çantë /peshë trupore.
-Në shumë raste gjatë 45 minutave, për zhvillimin e disa
lëndëve, mësuesit “marrin kohë” nga pushimet midis orëve ose nga orët e
lëndëve të tjera “më pak të rëndësishme”.
-Në disa raste, nxënësve u mungon koha e nevojshme për të kryer detyra që kërkojnë zbatim të njohurive, punë në grup, punë të pavarur etj.
Ministria e
Arsimit saktëson se shkolla mund të riorganizojë orët
mësimore të
lëndëve, duke zhvilluar për një lëndë, 2(dy) orë
mësimore të njëpasnjëshme (45 + 45), sigurisht me pushimin 5- minutësh ndërmjet tyre.
Kjo do të thotë që nxënësi mund të zhvillojë në një ditë 3 lëndë të ndryshme dhe jo 6 lëndë të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018,
ora 13:17