Pendohet Eltioni për debatin me Ilirin? Jakaj: Isha, s’jam më me Donaldin

Këtë të hënë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Eltion Merja, Xhoi Jakaj dhe Enertila Bekteshi, të cilët biseduan mbi të qënin politikisht korrekt. Referuar eksperiencës personale, e veçanërisht asaj në Big Brother, Eltioni nënvizoi se me veten e tij ka qenë më shumë se politikisht korrekt, dhe se nuk është penduar fare.

Herë pas herë e kam vuajtur si pjesë të debatit apo diskutimit sepse kam pa përpara një personazh që ka vesh Ermali, ndërkohë që unë Ermalin e njoh shumë mirë. Personazhi që ka vesh unë e them që çfarë ke vesh.  Në momentin që ti futesh në një format duhet të tregosh personalisht dhe gjithçka ke kaluar në jetën tënde, për një kohë që ishe shumë shkurt, aty ka personazhe që unë kam pas histori dhe normalisht nuk mund ti shmangem, siç e kam bërë ashtu do ta bëja sërish nëse ka një personazh që ka kaluar mbi kurrizin tim. Do ta thoja, jo në atë moment, por pak më vonë”.

Ndalur pikërisht tek formati Big Brother, Xhoi theksoi se e ka ndjekur se ka pasur ftesa aty dhe për shkak të disa personazheve që ka mbështetur.

“Unë e kam ndjekur Big Brother për shkak të ftesave dhe disa personazheve.  Më ka pëlqyer absolutisht Tokja në mënyrën që është përshfaqur 100% vetvetja. Nuk je fare politikisht korrekt kur nuk je i vërtetë “.

Ndër të tjera Xhoi tha se ka qenë fanse e Trixës dhe e Donaldit dhe tanimë e vetëm Trixës kjo për arsye:

“E di tërë bota që unë aty kam suportuar Trixën dhe Donaldin, tani nuk i suportoj të dy. Trixën po, Donaldin jo. Token e desha shumë sepse ishte i vërtetë por unë isha pozicionuar, më pëlqeu vërtetësia e tij. Loja jo e vërtetë që bëri, dashuria duhet të jetë e vërtetë. Njerëzit e vërtetë më pelqejnë shumë, njerëzit e pavërtetë që luajnë dhe përfitojnë nga ndjenjat e tjerëve nuk më pëlqejnë”.

Enertila pohoi se duhet të jemi politkisht korrekt për të qenë rehat me veten dhe gjithashtu më produktiv në të përditshmen.


Shtuar 4.04.2022 18:32