Revoltohet Rozana Radi, ka disa fjalë për koleget që bëjnë jetë luksoze (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka befasuar me postimin e bërë së fundi në Instagram.

Ajo ka "thumbuar" koleget e saj që bëjnë jetë luksoze dhe atë e tregojnë me krenari në rrjetet sociale.

"Shkojnë dy ditë në Mykonos dhe kur kthehen thonë: Kam bërë super jetë dhe nuk jam më ai person që isha para se të shkoja atje. Nuk shkoj më kudo! Po sandwich në dorë hëngre në Mykonos mortej!” ka shkruar Rozana.

Ndryshe, Rozana prej kohësh nuk ka sjellur një projekt të ri muzikore, ndërsa prej kohësh ka lansuar linjën e saj të veshjeve "Rose by Rozana Radi".
Shtuar më 20/06/2019, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori