Revoltohet Florian Binaj: Hajduta! Me të vjedh 2 herë në pikë të mëngjesit! (FOTO LAJM)

Një ndër problemet më të mëdha në Tiranë është parkimi i cili është kthyer në makth për qytetarët.

Ky rezervim për vendet e parkimit me SMS elektronik është denoncuar shpeshherë si zhvatës për shkak të minutazhit të gabuar, për të cilin qytetarët janë detyruar të paguajnë më shumë seç kanë qëndruar në të vërtetë.

Një situatë të tillë e ka përjetuar mëngjësin e sotme aktori Florian Binaj.

Binaj shkruan se kishte parkuar në një zonë B ku parkimi kushton 40.00 lekë, ndërkohë që në mesazhin e dërguar, ai është njoftuar se duhet të paguajë 100 lekë, duke u tarifuar me çmimet e zonës A.

Aktori ka kërkuar sqarim duke i cilësuar “hajdutë” dhe më pas ka marrë një përgjigje jo fort të këndshme.

"Me të vjedh 2 herë që në pikë të mëngjesit…nuk e di dmth…Ti i shkruan hajduta, kjo të thotë: ju bletë biletë me targën HAJDUTA… "


Shtuar më 03/03/2020, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori