Revoltohet Fjolla me Tunën: Unë jam konkurente e fortë! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket se zënkat që kanë nisur mes Fjolla Morinës dhe Tunës nuk kanë për të përfunduar asnjëherë, e ndërsa konkurenca mes tyre është e fortë. Fjolla ende mban mëri referuar asaj se çfarë ka shprehur Tuna në këngën “MMV”, duke bërë publike faktin se ajo ka konkurente, madje shumë të forta.

Një luftë e hapur është shpallur tashmë mes të dyjave, e ndërsa sërish Fjolla mori guximin për ti dhënë shuplakën e radhës Tunës.

Revolta e Fjollës ka dalë hapur teksa ka qënë e ftuar në emisionin Top Show, ku ka treguar arsyet pse këngën e fundit “Queen” ja ka dedikuar Tunës dhe Dafinës.

“E kam bërë këtë këngë për shkak se kam dashur që t'i tregoj Tunës se ajo nuk është pa konkurrencë”. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori