Reuters: Shqipëria, parajsa e lirë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Agjencia e lajmeve britanike "Reuters" i ka kushtuar një artikull promovues bregdetit shqiptar.

"Disa e kanë quajtur “Parajsa e lirë”, ndërsa disa të tjerë “Kalifornia e virgjër”. Ama të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Shqipëria është një vend që duhet të vizitohet me patjetër" , kështu e nis artikullin agjenicia prestigjoze e lajmeve.

Më tej, na artikull, thuhet se dikur Shqipëria konsiderohej si "Perëndimi i egër i Ballkanit", ndërsa sot është një vend që po zhvillohet dhe po shkon kah rruga drejt Bashkimit Evropian.

Reuters ka intervistuar kryeministrin Rama i cili thotë se beson se brenda 2 viteve do të shihen rezultatet e para të transformimit, pasi Shqipëria meriton të jetë një destinacion i ri turistik në Mesdhe, për vetë faktin se është ende një vend i pashkelur.

Plani i transformimit, sipas Ramës përfshin goditjen e ndërtimit të paligjshëm si dhe pastrimin e plazheve nga mbeturinat.

Rama ka shtuar se Shqipëria po promovon veten e saj me moton “Ndiq rrugën tënde”. /albeu.com/



Shtuar më 17/08/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori