Reperi shqiptar thumbon Mc Kreshën dhe Lyrical Son: Ata nuk janë burra
Reperi Bim Bimma ka qenë ndër themeluesit e grupit P.I.N.T, i njohur ndryshe si Specat, së bashku me Mc Kreshën dhe Lyrical Son.

Pas një periudhe, rrugët e tyre u ndanë dhe Bim Bimma ka zbuluar arsyen përse ndodhi kjo gjë.

“Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, tha ai në një intervistë për NIN.

Ndonëse zgjodhi të mos i përmendte emrat e reperëve, Bim Bimma sqaroi se kuptohet qartë për kë po flitet.
Shtuar më 04/06/2019, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori