Bayerni dhe Dortmundi fitojnë me rezultat komod në Bundesliga (VIDEO)

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë arritur të marrin fitore komode në Bundesligë respektivisht, 4-0 dhe 1-3.

“Bavarëzët” luajtën në shtëpi përballë Hoffenheim në kuadër të javës së 9, ku pa shumë vështirësi morën 3 pikë dhe mbeten në krye.

Ndeshja u zhbllokua nga Gnabry në minutën e 16 dhe më pas ishte Leëandoëski ai që do të dyfishonte rezultatin në minutën e 30.

Vendasit do të shënonin edhe dy gola të tjerë në fundin e takimit, me Choupo – Moting në minutën e 82 dhe Coman në të 87’.

Dortmundi luajti në transfertë më Arminia Bielefeld ku fitoi me rezultatin, 1-3.

Ndeshja u zhllokua në minutën e 31 me Can, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe në fundin e pjesës së parë, Hummels do të shënonte edhe të dytin.

Në pjesën e dytë, talenti Bellingham shënon edhe golin e tretë dhe të sigurisë në minutën e 72.

Në minutën e 87’, vendasit do të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë, por do të vlente vetëm për statistikë. /albeu.com


Shtuar 23.10.2021 17:32