Renault prezanton modelin më të ri 'Kadjar' (FOTO LAJM)

Renault Kadjar konfirmon modelin më të ri për të cilin po punon për ta hedhë në treg. Kadjar është modeli i ri i cili konsiderohet si rival i Qashqait të Nissanit, një prej makinave më të suksesshme në dekadën e fundit.

Kompania ka treguar kuptimin e emrit duke thënë se ‘quad’ është për shkak se vetura tërheq me katër rrotë dhe ‘JAR’, që rrjedh nga fjala franceze ‘jaillir’ që në frëngjisht i bie shkathtësi.

Mendohet që makina do të ketë një dizajn të ngjashëm me Renaul Capturin.

Pritet që Renault Kadjar të prezantohet më 2 shkurt, një muaj para debutimit në Geneva Motor Show. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori