Regjisori i "Portokallisë" i përgjigjet Jul Dedës: S'merrem ata që lehin

Aktori Julian Deda nuk i kurseu akuzat publike ndaj regjisorit të "Portokalli-së", Altin Basha duke thënë se prej tij janë larguar të gjithë aktorët më të mirë të këtij spektakli.

Ndërkohë, ky i fundit ka reaguar duke qenë i ftuar sot në emisionin "Wake Up", ndërsa ka thënë se nuk merret me "njerëz që lehin rrugëve apo portaleve".

"Fakti që këta individë janë larguar, nuk do të thotë se janë larguar të gjithë për të njëjtën arsye. Nga ai grup aktorësh që përmenden aty, rasti nuk i ngjan rastit. Dikush ka dashur të ndjekë karrierën jashtë Shqipërisë, dikush ka dashur të studiojë, dikush e ka parë veten si një individ të zot për të bërë një emision më vete dhe sigurisht ka edhe individë që janë larguar për probleme të disiplinës dhe të keqmenaxhimit të raportit të tyre me emisionin.

Ka diçka që është përtej këtyre individëve dhe njerëzit e kuptojnë se ky është një emision i themeluar mbi disa struktura dhe themele të forta që mbajnë gjallë pasionin dhe krijimtarinë. Këtu e quaj të mbyllur bisedën e raportit tim me emisionin. Përsa kohë emisioni është në këtë nivel, aty është edhe kontributi im. Të gjitha diskutimet e tjera të portaleve dhe të njerëzve që kanë probleme të identitetit artistik, për mua janë të parëndësishme në momentin kur publiku e do dhe e ndjek ‘Portokallinë’ me të njëjtin intensitet që e ka ndjekur 10 vite më parë.

Përpjekja për ta përmbledhur të gjithë këtë historinë e largimeve tek emri im, është problem personal, gati-gati patologjik. Po unë do ta toleroj se nuk merrem me individë që lehin rrugëve, as nëpër portale"., - tha Altin Basha.
Shtuar më 26/09/2017, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori