Rebelohen artistët me Videofest 2014, triumfon Leonora Jakupi (FOTO LAJM)

Leonora Jakupi ka triumfuar duke tërhequr çmimin kryesor të Videofest 2014, për videoklipin e këngës “Vajza e Kojshisë”. Mbrëmja e djeshme ishte tejet speciale, ku artistët kaluan në tapetin e kuq dhe më pas ata u nderuan me çmimet përkatëse.

Ndër shumë artistë, vëmëndjen e tërhoqi edhe Nora Istrefi, kjo për shkak të veshjes që ajo mbante. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe që këngëtarja të mos joshte, por ajo kishte zgjedhur të bënte shumë bujë.

Këngëtarja ka kaluar në tapetin e kuq ndërsa kishte veshur një fustan transparent të bardhë, të punuar nga Valdrin Sahiti. Nora nuk ishte e nominuar në asnjë kategori, por tha se në Videofest ishte për të përkrahur të motrën, Erën.

Gjatë ceremonisë ka pasur edhe shumë pakënaqësi nga këngëtarët. Një ndër ta ka qënë 2po2, i cili ka fyer rëndë Videofestin. Ai ka reaguar ashpër pas përfundimit të Videofestit Muzikor 2014, duke përdorur fjalë të rënda, pasi asnjë prej këngëve të tij të nominuara nuk fitoi çmim.

2po2 ishte i nominuar në disa kategori, ku si shumë artistë të tjerë, edhe ai mungoi duke qenë i angazhuar dhe i pakënaqur me nivelin e festivalit.

Ledri fitoi çmimin “Best Hip Hop”, Dafina Zeqiri fitoi çmimin për “Bashkëpunimin më të Mirë” me Dj Blunt dhe Real 1.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ndau çmimin kryesor, atë të “Videospotit më të Mirë për vitin 2014”. Ky çmim i takoi Leonora Jakupit me këngën “Vajza e Kojshisë”, videoklipi i punuar nga Max Production.

“Ka 20 vite që jam në skenë, por 16 vite pa babain tim. Ky çmim i dedikohet atij”, deklaroi Leonora. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori