Ermal Mamaqi tregon pse i preu flokët gjatë izolimit: Do t’a mbaj mend gjatë! (VIDEO)

Aktori i humorit Ermal Mamaqi gjatë këtyre ditëve të vetëizolimit, i preu flokët shkurt, gjë që e kanë bërë edhe shumë të tjerë.

Ai ka treguar këtë pasdite në emisionin “Rudina” se përse e bëri këtë gjë.

“Ishte e momentit, një nga improvizimet e çastit, e shfrytëzova për të qenë edhe më rehat kështu sepse të them të drejtën kur rriten flokët nuk ke berber ose parukier”, tha ai.

Në lidhje me vetëizolimin, Mamaqi u shpreh se është ambientuar shumë mirë, por gjithsesi është një pjesë e jetës që do ta mbajë mend gjatë.


Shtuar 7.04.2020 21:15