Reagoi ashpër ndaj ndjekësës që e akuzoi për botox, flet Jennifer Lopez (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez ju kthye ashpër një komentuese në rrjete sociale që e akuzoi për ndërhyrje në fytyrë.

“Por a mund ta përmend se kur flet dhe përpiqesh të shprehesh nuk të lëviz as balli dhe as vetullat… ti padyshim ke bërë botoks. Dhe shumë madje”, i komentoi një fanse Jlo.

Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë dhe reagoi shumë ashpër ndaj saj.

“Kjo është vetëm fytyra ime!!! Për herë të 500 miliontë po e them … Unë kurrë nuk kam bërë botoks, ose ndonjë injeksion tjetër, ose kirurgji !! Kaq po them. Merrni disa produkte nga ‘JLO BEAUTY’ dhe ndihuni bukur me lëkurën tuaj!! Dhe këtu është një tjetër sekret i ‘JLO Beauty’: provoni të kaloni kohën duke qenë më pozitiv, më i sjellshëm… mos e kaloni kohën duke u përpjekur të ulni të tjerët poshtë … kjo do t’ju mbajë të rinj dhe të bukur gjithashtu!!!”, ju përgjigj Lopez.

Ndërkohë në lidhje me këtë reagim të saj, ajo ka folur sërish në një intervistë për “People”. Këngëtarja është shprehur se ndihet shumë keq kur njerëzit gënjejnë dhe prandaj ju kthye aq ashpër ndjekëses.

“Unë nuk gjykoj asnjë nëse do të bëj botoks dhe injeksione. Është shumë në rregull për mua! Por unë nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe thonë ‘Oh ajo po përpiqet t’i bëjë njerëzit të besojnë se kjo gjë funksionon’. JO unë ju tregoj gjëra që funksionojnë. Ju lutem mos më quani mua gënjeshtare. Unë nuk kam pse të gënjej për gjërat. Unë kam qenë shumë e sinqertë gjatë gjithë jetës sime.

Nëse do të kisha bërë botoks, do të thosha, ‘Po, ke të drejtë’, por nuk dua që njerëzit të vazhdojnë më tej duke thënë ‘Ndalo së gënjyeri, ti po e bën këtë gjë, po bën atë gjë’, kur kjo nuk është e vërtetë.

Dhe një nga sekretet e mia të fshehta të bukurisë është se unë përpiqem të jem e mirë me njerëzit e tjerë dhe të ngre femrat e tjea. Unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë për njëri-tjetrin se sa të përpiqemi të ulim njerëzit”, është shprehur Jennifer.

Shtuar më 26/01/2021, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori