Reagimi epik kur mori propozimin nga Marku, Rudina: Po ky pse më prish fotot? (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në programin e pasdites, "Ftesë në 5" ku ka folur për herë të parë për propozimin romantik nga Mark Frroku dhe komentet e shumta në rrjet.

Dembacaj ka treguar se ndodhej në vendin ku ngriheshin balonat në orën 6:30 të mëngjesit, e përgatitur për të realizuar foton që kishte ëndërruar gjithmonë. Teksa fotografi e ka udhëzuar të mbyllë sytë për të kapur momentin e duhur, Marku e ka befasuar duke i thërritur me unazën në dorë.

“Po ky si më prish foton”, pohoi Rudina se ishte reagimi i parë mes të qeshurash dhe humorin që e karakterizon.

Dembacaj shtoi se u emocionua shumë në ato momente dhe se e vetmja gjë që mundi të bënte ishe ta përqafonte Markun dhe duke i thënë “Po”.

Një moment tjetër që e ka prekur aktoren e njohur ka qenë fakti se këtë moment nuk ka mundur ta shijojë ashtu siç do të ishte me babain e saj pranë.

Shtuar më 29/09/2020, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori