Të gjithë mendonin se u pajtuan, Monika rikthen konfliktin me Arjola Demirin, deklarata e papritur në rrjet (FOTO LAJM)

Dy aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri ish ndër banoret më të bujshme të “Big Brother VIP” të cilat u bënë edhe mike mjaft të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Jeta e tyre profesionale dhe personale u vu në qendër të vëmendjes dhe aktoret ndanë mjaft histori nga jeta private që nuk diheshin për publikun. Por pas daljes nga reality shoë, miqësia mori fund.

Vajzat papritu nuk folën më dhe kunjat e thumbat nëpër intervista të ndryshme nuk munguan.

Por kur duket sikur vajzat rregulluan marrëdheniet, Monika në një bashkëbisedim me ndjekësit ka treguar se mes tyre nuk ka miqësi.

“A flet me Arjolën? Je yll bote”,. i shkruan një ndjekës.

“Jam yll bote”, ja kthen Monika e cila ka anashkaluar me dashje pyetjen me Arjolën për të treguar se marrëdhëniet nuk janë rregulluar./albeu.com/