Kur ligjin e bëjnë shqiptarët, ky është mirditori që vë në rresht të burgosurit grekë (VIDEO)

Këto pamje që do të shihni janë filmuar brenda burgut të sigurisë së lartë në “Koridhalo”, ku një i burgosur shqiptar mban një fjalim në mesin e të burgosurve të tjerë.

Video që është publikuar gjërësisht në rrjetet sociale mendohet ka si protagonist Fabio Dushkun, një i ri me origjinë nga Mirdita, i cili është dënuar me burg përjetë.

Dushku ka mbledhur të gjithë të burgosurit, dhe ndërsa mban një flamur kuqezi në dorë, u kërkon llogari. Reagimi i Dushkut ka ardhur pasi në burg dikush ka ofenduar shqiptarët dhe i riu nga Mirdita ka marrë në mbrojtje bashkëkombësit e tij.

Bosi shqiptar kërkon që të mos ketë probleme në burg, pasi në rast të kundërt do të përballen me reagimin e tij. Në fund, të burgosurit binden dhe japin me duartrokitje miratimin e tyre. Fjalimi i Dushkut dhe duartrokitjet e të burgosurve tregojnë qartë se ligjin në këtë burg e bëjnë shqiptarët.


Shtuar 7.08.2020 10:45