Ramushi dhe Ramiu, dy reagime të ndryshme për ngjarje të njëjta (FOTO LAJM)

Për fat të keq, në Kosovë dhe Shqipëri gjatë javës së fundit kanë shpërthyer dy skandale të ngjashme me njëra-tjetrën në lidhje me abuzimin seksual ndaj vajzave të mitura.

Një vajzë u abuzua për disa muaj prej nga shokët e klasës dhe të tjerë në Kavajë, ndërsa në Kosovë skandali është edhe më i madh, ku një mësues dhe më pas një polic kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 16 vjeçare.

Ajo që të bie në sy lidhet me faktin se si kanë reaguar të dyja qeveritë në lidhje me rastet në fjalë.

Pas akuzave për fshehje të ngjarjes, qeveria shqiptare filloi të akuzojë median dhe opozitën se po përfitonin prej kësaj historie të dhimbshme duke siguruar e para klikime dhe e dyta kapital politik.

Zëdhënësit e shumtë të Ramës në qeveri, me gjuhë të njëjtë, nuk lanë fjalë pa thënë për median.

Por si reaguan në Kosovë?

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj shpreh keqardhjen për ngjarjen dhe ndryshe nga Rama, falenderoj median që zbuluan këtë skandal duke i kërkuar që të denoncojnë edhe më tutje ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Sa herë i jepet rasti, Rama nuk përton të ulet në krye të tavolinës në Kosovë dhe të japë mend. Ndoshta, ky është momenti që të marrë pak mësim nga Haradinaj dhe estabilishmentin politik atje se si të sillet me median dhe problematika të ngjashme. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2019, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori