Ramush Haradinajn nuk e shqetëson klani i Millosheviçit (FOTO LAJM)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook për procesin gjyqësor ndaj tij në Francë duke thënë se nuk e shqetëson klani i Millosheviçit.

Statusi i plotë:

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehm punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!
Shtuar më 11/02/2017, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori