Blerim Shera fiton Vorën, Veliaj e uron

Blerim Shera ka fituar me 75% të votave në Vorë, ndrësa Veliaj e ka uruar ndërsa falënderon qytetarët për besimin e Partisë Socialiste.

“Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.

Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.

Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara.”- tha Veliaj.


Shtuar 14.05.2023 21:11