Rama uron muajin e Ramazanit duke bërë një gafë të madhe (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama ka bërë një postim me të shpejtë në faqen e tij të Facebook-ut mëngjesin e sotëm duke i uruar besimtarëve mysliman nisjen e muajit të Ramazanit, megjithatë duket se një lapsus ia ka prishur shijen këtij urimi.

“MIRËMËNGJES dhe agjërim të lehë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë”, shkruan Rama në Facebook duke ia hequr padashje një "t" fjalës lehtë, e cila mbeti "lehë".

Kjo nuk ka kaluar pa reagime në rrjetet sociale, ku nuk kanë qenë të pakët ata që mendojnë se kryeministrit i ka folur subkoshienca, nisur edhe nga problemet që ka patur gjithnjë me besimin Islam.
Shtuar më 06/05/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori