Rama sherr me komentuesit: Të mori në qafë tangërlliku (FOTO LAJM)

Pavarësisht se Rama kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë dje që policët pas punës të dalin derë më derë për të mbledhur vota, komentuesit nuk e kanë falur.

Komentuesi : Tani ce po merr edhe fotbollistat ca i ke police gjithsesi ky eshte deshtimi i rradhes ska ne histori ti beje thirrje nje kryeminister policis te dali per fushate por kete vetem ti e ben ne fakt as ramiz alia se beri kte gje. gjithsesi do shohim edhe 9 dit.

Rama: Ndue, une nuk marr fotbollistat, po fotbollistat flasin cfare kane ne zemer e para, dhe e dyta une nuk i bera thirrje policise te dale ne fushate o Ndue, por sidoqofte kerkova ndjese, kurse ti qe me permend mua Ramiz Aline bashke me Lulezimin tend e me te tjeret, jeni ndjere me mire ne Shqiperine ku vriteshin e sakatoheshin protestues dhe jo ndjese qe s'behej llaf, po jepeshin rroga shtese per qitje me plumb mbi miletin😕 TURP PER TY!

Komentuesi: Bravo! Politikan i koheve moderne! Tani mos e ndalo ndjesen, per varferimin , papunsine, korrupsionin, kanabisin, vazhdo me ndjesat

Rama : Ah, jo sepse keto nuk i solla une po i gjeta dhe i luftova sa munda, prandaj sot ka me pak varferi, me pak papunesi, me pak korrupsion se 44 muaj me pare edhe pse ka ende shume per te bere, keshtu qe ti voto nr.✌️ qe te vazhdojme luften se ndryshe e sheh vete c'dmth kthim mbrapa

Komentuesi: Qe policia, ushtria dhe institucionet e tjera te sigurise kombetare jane te depolitizuara, kaq duhet ta dije zoti kryeministrer...

Rama: Tani si e ke hallin ti se nuk po e kuptoj?! E degjove vete cfare thashe apo ta thane?! Pastaj mbas ndjeses, cfare kerkon me shume apo hajt me, muhabet?! Te thash qe s'ishte gjekundi qellimi im te thosha ate qe thone dashakeqet, po gabova padashje dhe pike. /albeu.com/


Shtuar më 17/06/2017, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori